Arrestohet një person i dyshuar për ‘kanosje’

PUBLIKUAR

Policia në Mitrovicë në orët e mesditës të së hënës i është përgjigjur një rasti me elemente të veprës penale ‘kanosje’, ku reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Arrestimi i të dyshuarit N. A. 38 vjeçar, është bërë në Mitrovicë, mbi dyshimet e arsyeshme të kryerjes së veprës penale “kanosje”.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se i dyshuari për motive ende të panjohura kishte kanosur viktimën L. M. 29 vjeçar.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje...

Hoti: Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet protestuar deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit amerikan

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me...

KQZ: Numërimi përfundon në 28 komuna, vazhdon në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e shtatë komuna tjera

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...