Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

I dyshuari është A.K 29 vjeçar, të cilit i është sekuestruar edhe arma që dyshohet se e ka përdorur në atë rast.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarin A.K, 29 vjeç dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...