Arrestohet një përfaqësues ligjor në Ferizaj për keqpërdorim të besimit

PUBLIKUAR

Policia me datën 22.08.2023 kishte pranuar një informacion nga një person se nuk ishte kompensuar nga një kompani e sigurimeve, për çështjen juridike të kompensimit të dëmit jo material, për aksidentin që i kishte ndodhur në vitin 2012 .

“Me datë 01.10.2020 kompania e sigurimeve kishte bërë transferin e parave rreth 16 mijë eurove në llogari të një përfaqësuesi ligjor, mirëpo ekziston dyshimi se përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, për arsye ende të panjohura nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore, ose i kishte keqpërdorur autorizimet me qëllim që vetes, apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, apo t’i shkaktojë dëm personit që ka përfaqësuar”, thuhet në njoftim.

Me datën 04.09.2023, përfaqësuesi ligjor pas intervistimit nga policët hetues është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Keqpërdorim i besimit”./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...