Arrestohet një i mitur në Viti, sulmoi fizikisht familjarët e tij

PUBLIKUAR

Një i mitur është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e tij.

Sipas policisë, nënës së të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq gjatë kontrollit, të riut i janë gjetur edhe substanca narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe  anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...