Arrestohet një 30-vjeçar në Ferizaj, lëndoi rëndë një person dy ditë më parë

PUBLIKUAR

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 26.10.2021 rreth orës 22:30 kishte pranuar një informacion se në një rrugë të Ferizajt është një rast i lëndimit të rëndë trupor .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është mësuar se , për shkak të një mosmarrëveshje një person i ka shkaktuar personit tjetër lëndime të rënda trupore me një mjet të fort dhe i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.Ndërkaq, i lënduari ishte dërguar për ndihmën e parë  mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  për tu trasportuar më pastaj për tretman të mëturjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK), i cili po trajtohet ende atje.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...