Arrestohet një 24 vjeçar në Shtime, shkaktoi dhunë në familje

PUBLIKUAR

Mbrëmë, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godancë i Epërm në Shtime është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.A, 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babain e tij, R.A, i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje.

Bëhet e ditur se në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...