Arrestohet në veri një person për vjedhje të identitetit, i kërkuar për vepra të rënda penale edhe nga Interpoli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në veri të Mitrovicës pas një pune intensive operative hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprave penale “ Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Në njoftimin për media thuhet se si rezultat i bashkëpunimit të njësive të lartcekura policore me zyrtarët kompetent të ARC-së dhe zhvillimit të punëve intensive, operative dhe hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 22.03.2024, në qendrën për pajisje me dokumente në komunën e Zubin Potokut është arrestuar një person i dyshuar me të dhëna të rreme i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaportë dhe patentë shoferi.

“Personi i dyshuar (i njëjti), tashmë me datën 07.06.2013, përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme si D. B. i lindur në vitin 1980 në Mitrovicë si shtetas i Kosovës, ku edhe është pajisur me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi.

Ndërsa me datën 05.01.2024, personi i dyshuar me të dhënat e lartcekura është paraqitur për aplikim në Zubin Potok për të vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale të Republikës së Kosovës, ku gjatë verifikimit të dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e aplikimit, NJRHKEK-Mitrovicë e Veriut, ka ardhur deri tek një dyshim i bazuar se i dyshuari NN ka marrë identitet të rremë si shtetas i RKS-së”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin me qëllim të vërtetimit të identitetit të saktë të personit të dyshuar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtarë për Zbatim të Ligjit – ILECU, përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, ka pranuar raport nga Interpoli ku ka rezultuar se gjurmët e gishtërinjve përputhen me personin në arrati me iniciale G. S. (viti 1977) në Greqi.

“I njëjti nga Interpoli i Greqisë kërkohet për disa vepra të rënda penale, si: Krimi i organizuar, Grabitje, Detyrim, Lëndim të rëndë trupor, Dhënie e deklaratave false, Posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese” etj. ndërsa nga Interpol i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor, dhe pas masës së ndalimit policor, personit të dyshuar me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...