Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar për grabitje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për grabitje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani”.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 17:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje. Aktualisht hetuesit policorë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës dje kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim në identifikimin e personit në fjalë.

Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në një grabitje që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...