Arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën mbi 14 mijë euro të falsifikuara

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vermicë, pasi i janë gjetur 14 mijë e 300 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Nga i dyshuari janë sekuestruar 14 mijë e 300 euro, dy telefona celularë dhe vetura. Ndërkaq me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“PKK Vermicë 23.11.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14300 (katërmbëdhjetë mijë e treqind)€ të dyshuara si të falsifikuara, dy telefona celularë dhe vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...