Arrestohet në aeroport një i dyshuar për marrje të ryshfetit lidhur me votimin

PUBLIKUAR

Policia njofton për arrestimin e një të dyshuari në aeroportin e Prishtinës, për dhënie ose marrie të ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se së bashku me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNIA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN /ANP Adem Jashari (NN) 29.10.2021 – 19:15. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar mashkull  kosovar i cili dyshohet se së bashku edhe me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora). Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...