Arrestohet mashtruesja e Prishtinës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, ka arrestuar një femër si të dyshuar për mashtrim. E dyshuara 41 vjeçe, thuhet se mashtruar viktimat dhe përmes një agjencie që merret me transferim parash, ka marrë prej tyre shuma të ndryshme të parave, që në total arrijnë në një vlerë rreth 25.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ju rregullonte problemet familjare, shëndetësore etj, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i bazuar se këto mashtrime kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga e dyshuara arrin deri në 106 qytetarë të ndryshëm, një numër i  vogël prej të cilëve,  kanë raportuar se janë mashtruar nga po i njëjti person.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas  e njëjta, gjithashtu me autorizim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...