Arrestohet llapjani që mashtronte me mjaltë, i gjenden 652 kavanozë me mjaltë industriale

PUBLIKUAR

Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se janë kontrolluar dy lokacione, ju janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial.

Malli është asgjësuar, pasi inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se malli është i pasigurtë.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...