Arrestohet ish-komandanti i nën stacionit policor në Rakosh të Istogut, dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’98 -’99

PUBLIKUAR

Arrestohet në Merdare ish-shefi i milicisë së Istogut, dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’98 -’99 veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut, shkruan Gazeta Express.

69 vjeçari gjatë viteve 98’-99’, ka mbajtur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më  05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë, mbrëmë është arrestuar në pikën kufitare në Merdare ish-shefi i milicisë serbe në Komunën e Istogut, gjatë kohës së luftës, shkruan Gazeta Express.

Edhe ai po dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...