Arrestohet ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar ish drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ .

“Hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot më 12.05.2023, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin A.K., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar)”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199 mijë e 500 euro

“Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 euro- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 euro – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 euro, Faza II në vlerë 18,675.00 euro dhe faza V në vlerë 20,000.00 euro – realizuar në vitin 2016-2018)”, thuhet në njoftim.

Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.

“Sot, më 12.05.2023, i dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...