Arrestohet arkitekti në komunën e Ferizajt dhe një përfitues i tenderit

PUBLIKUAR

rejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), njofton se ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari  S.B., m/k viti i lindjes 1963 me pozitë Arkitekt në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit Komuna e Ferizajt, në rastin konkret i caktuar si Menaxher i një projekti, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, “konkretisht ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin  e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H., m/k viti i lindjes 1963”.

Më këto veprime,  i dyshuari S.B. duke mos zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë e Menaxherit të Projektit, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, njofton policia.

“Kurse i dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik””, thuhet në njoftim.

Sot të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës ku me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...