Arrestohet 37 vjeçari i njohur për policinë për disa raste të vjedhjeve të rënda

PUBLIKUAR

Dje njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda. Rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, në gjithë territorin e Kosovë, njofton policia, transmeton Express.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: M.M . mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

SHIKO MË SHUMË

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...