Arrestohet 27-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim pasi kërcënoi me thikë një person

PUBLIKUAR

P.Z është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë një person tjetër sot në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informacionit menjëherë njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur ankuesit e këtij rasti dhe kanë arritur të gjejnë dhe të konfiskojnë edhe armën me të cilën personi i dyshuar i ka kanosur .

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ka nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi ku ka ndodhur kanosja.

Pas një pune intenzive, policia ka arritur që të identifikojë personin dhe vend-ndodhjen e tij dhe sot me datë 06.10.2021 rreth orës 18:20 kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet P.Z (M/K) i moshës 27-vjecar dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor .

Policia, pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...