Arrestohet 21-vjeçari në Skenderaj, gjuajti me armë në një aheng familjar

PUBLIKUAR

Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në fshatin Tërnavc të Skenderaj, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia njofton se orët e paradites ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në fshatin Ternavc”, thuhet në njoftimin për media.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë me dy gëzhoja.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot temperaturat deri në 38 gradë, IKSHPK njofton për “simptomat e nxehtësisë”

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...