Arrestohen tre të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’

PUBLIKUAR

 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, dje me datën 30 qershor 2016, në rajonin e Prishtinës ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

  • V. M.               lindur me 1964                        m/serb
  • N. B.               lindur me 1952                        f/serbe
  • A. M.               lindur me 1973                        m/sh/k

Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura tjera ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...