Arrestohen tre të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ka zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar” njofton polica e Kosovës.
Sipas policisë të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të identiteteve të rrejshme dhe metodave të sofistikuara dhe kanë arritur t’i bindin që të investojnë në bursa fiktive dhe kriptovaluta.
Këtë veprimtari kriminale të dyshuarit dyshohet se e kanë ushtruar nga një lokacion (zyrë) e modifikuar si qendër e thirrjeve e cila ka qenë e kundërligjshme.
“Në cilësi të provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar:3 vetura; 3 kompjuterë;9 telefona mobilë; 10044 euro (para të gatshme);100 franga zvicerane (para të gatshme), 1100 dollarë amerikanë (para të gatshme); 50 copë municion; DVR; Router-a; Kufje;Monitorë kompjuteri; Dokumente të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit meshkuj kosovarë ndalohen për 48 orë, derisa rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor” thuhet në njoftim. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...