Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve.

Sipas komunikatës për medie të Policisë së Kosovës, aksioni i Policisë është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

“Rasti i parë, Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës; Si rezultat i hetimeve disamujore bazuar edhe në urdhëresën me shkrim për kontroll të lëshuar nga gjykata kompetente, me datë 28.03.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik me njësitë e saj vartëse në Prizren dhe Gjakovë si dhe në asistencë të NjRSh-së dhe Forenzikës Kriminalistike kanë realizuar kontrolle në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Rajonin e Pejës ku Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Pejë pas një pune operativo hetimore në teren, me datë 28.03.2024 në Pejë ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar me veturë (me targa vendore)”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bastisjes së pronave të të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale

• Disa qese plastike me substancë narkotike të dyshuar të llojit Kokainë (me peshë të përgjithshme 487.96 gram)
• Dy peshore elektronike
• Tre (3) foli plastike
• Një (1) role alumini
• Dy (2) shirita ngjitës/izolir
• Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 0.95 gram
• Tre (3) telefona mobil
• Një armë zjarri ( pistoletë ) me 49 fishekë
• Një veturë me targa vendore.
• Një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 28.01 gram,
• Një grinder për përgatitje/bluarje të mariahunës,
• Gjashtëmbëdhjetë (16) fara të llojit Kanabis Sativa,
• Dy gota qelqi me një lëngë që dyshohet të jetë i llojit Kanabis Sativa me peshë rreth 50ml secila prej tyre,
• Nëntë (9) vazo të vogla të dyshuara si të mbjellura me fara të Kanabis Sativa dhe
• Të holla në vlerë prej 34.752 Euro”, thuhet në komunikatë.

Tre të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve ndërsa një i dyshuar gjendet në arrati.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...