Në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar pasi iu është gjetur një armë zjarri.
Pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit Bereta me 6 fishek të calibrit 7.65mm dhe një thikë, transmeton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar janë liruar në procedurë të rregullt.


