Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje në Komoran

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se rreth orës 07:00 sot në Komoran ishin përfshirë në rrahje pesë persona.

Sipas Policisë në këtë rast janë përdorur shufra metali dhe se janë lënduar gjithë të përfshirët.

Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona. Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë. Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...