Arrestohen katër persona për dhunë në familje në Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Me datën 08.12.2022, në katër  raste të ndara janë arrestuar katër persona për dhunë në familje.

Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhunës në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare.

Rreth orës 14:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Jazhincë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Rreth orës 14:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën’’ Qazim Llugagjiu në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa rreth orës 16:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij Z.M( F/K) e moshës 46 vjeçare

Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionet e policisë  dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë  dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...