Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje

PUBLIKUAR

Nga data 18.02.2022 e deri me datë 22.02.2022, në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Klinë, Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar gjashtë (6) armë.

Gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Zoraki cal 9mm.

1 (një) karikator i së njëjtës armë

10 (dhjetë) copë fishekë të cal: 7.65mm

1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki cal: 9mm

1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë

10 (dhjetë) copë fishek të cal: 9mm.

1 (një) pushkë gjuetie e cal: 12GA

1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Colt cal: 45mm

1 (një) karikator i së njëjtës armë

2 (dy) copë fishekë të armës së njëjtë.

1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki

1 (një) karikator i së njëjtës armë

34 (tridhjetë e katër) copë fishek me gas 9mm.

6 (gjashtë) gëzhoja 9 mm

1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Lluger 88 cal: 8mm

1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë.

Personat e arrestuar pas intervistimit me vendim te Prokurorit të shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...