Arrestohen dy vetë në Pejë për drogë, iu gjenden afro 19 mijë euro

PUBLIKUAR

Të mërkurën janë arrestuar dy vetë në Pejë, pasi që të njëjtit dyshohen për veprën penale “Blerje dhe posedim të substancave narkotike”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtëve iu janë gjetur 18,907 euro para kesh në shtëpitë e tyre, raporton Klan Kosova.

“Pejë / 13.07.2023 – 06:30. Pas hetimeve te zhvilluara, në lidhje me rastin është raportuar se me 08.11.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë tyre si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18 907 € kesh para, 1.7 gram narkotike e llojit Kokainë, 43 shishe qelqi Raki, një telefon, një pistoletë,  63 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje për pastrimin e armës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...