Arrestohen dy vajza në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me disa raste të mashtrimit, raporton Gazeta Express.

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e L.M, 29 vjeçare dhe B.H, 23 vjeçare, për të cilat dyshohet se janë të përfshira në rastet e mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

“Të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale,  përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash  duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër  ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit). Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetsuar nga veprat në fjalë”, thuhet nga PK.

Aktualisht sipas policisë hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...