Arrestohen dy persona për vrasjen e Liridona Murselit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprime intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo thekoi se njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

Dy ditë më parë familja Murseli ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku e vdekur ka mbetur gruaja.

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...