Arrestohen dy persona për rrëmbim, u gjendet incizimi ku po e keqtrajtonin viktimën

PUBLIKUAR

Janë arrestuar dy persona që kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një person tjetër në Vushtrri, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të policisë atyre u janë gjetur në telefon edhe video incizime ku shihen duke e keqtrajtuar viktimën.

“Pas një pune hetimore me datë 17.12.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin rrëmbyer dhe kishin keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...