Arrestohen dy persona për posedim të drogës

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar dje në magjistralen Klinë- Mitrovicë.

Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh janë gjetur një qese e zezë, ku kanë qenë 4710 gramë marihuanë.

” Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””

Komunikata e plotë:

Pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim :

· Një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram;

· Një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe

· Dy telefona celular.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...