Arrestohen dy persona për 400 kilogramë kokainë të kapur në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Dy persona janë arrestuar sot pas hetimeve të kryera lidhur me rastin që ka të bëjë me rastit të konfiskimit të 400 kg kokainë, në Lipjan në maj të vitit të kaluar

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, sot, më 23 shtator 2022, ka realizuar bastisje në dy lokacione, transmeton Telegrafi.

Sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përveç sigurimit të provave materiale, policia ka arrestuar dhe ndaluar dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurë zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në rastin konkret.

Në maj të vitit të kaluar, shtatë persona janë arrestuar pasi drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.

Aksioni për kapjen ishte realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë.

Kokaina, e cila u kap në oborrin e një kompanie private, kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e barte atë.

Aktualisht, për rastin e njëjtë, në paraburgim janë duke qëndruar edhe katër persona të tjera. Deri më tani, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

 

 

Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në dalje të qytetit të Lipjanit....

Lipjan: policia arreston dy persona, u gjenden armë të gjata e municion

Prokuroria e Prishtinë bashkë me policinë kanë kryer bastistje në tri lokacione në komunën...

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ për babanë...