Arrestohen dy persona në Lipjan, Policia u gjeti kallashnikov në veturë

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar në një fshat të Lipjanit pasi që në veturën e tyre janë gjetur armë, shkruan Gazeta Express.

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

“Në këtë vazhdë, më datë 24.11.2020 rreth orës 00:30, në hyrje të fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, policia ka ndaluar veturën Opel Astra me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Një (1) armë automatike AK47,

• Një (1) revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm,

• Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.62 mm,

• Një (1) karikator, si dhe

• Një (1) pajisje optike për armë.

Të dyshuarit;

➢ V. Z, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

➢ M. K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...