Arrestohen dy persona në lidhje me vrasjen e priftit në Francë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

​Pasi u vunë formalisht nën hetim, në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë një prift në një kishë të Normandisë, dy persona janë arrestuar nën dyshimet për “lidhje terroriste” dhe për tentativa për të udhëtuar drejt Sirisë.

Bëhet fjalë për kushëririn e njërit prej dy adoleshentëve terroristë që kryen aktin barbar, Abdel Malik Petitjean, 30-vjeçarin Farid K., si dhe për një tjetër person të identifikuar si Jean-Philippe Steven J., 20 vjeç, i cili kishte tentuar të shkonte në Siri së bashku me Petitjean gjatë qershorit.

Petitjean, 19 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tij Adel Kermiche, edhe ky i së njëjtës moshë, u qëlluan për vdekje nga forcat e policisë që mbërritën në vendin e krimit, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën priftit, të cilit dy agresorët i kishin prerë fytin.

Ata kishin hyrë gjatë një meshe në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray, pranë Rouenit në provincën e Normandisë, të martën e kaluar, morën disa besimtarë pengje dhe ekzekutuan At Jacques Hamel, 86 vjeç.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se dy të arrestuarit gjatë së dielës janë në paraburgim tashmë. Ky zhvillim nga ana e hetuesve vjen vetëm pak pasi myslimanët anembanë Francës morën pjesë në një meshë katolike, në shenjë solidariteti pas vrasjes së priftit të njohur.

Këshilli mysliman i Francës (CFCM) u bëri thirrje myslimanëve që të tregonin “solidaritet dhe dhembshuri” për këtë vrasje makabre.

Përgjegjësinë e këtij sulmi e mori përsipër i ashtuquajturi Shtet Islamik, i cili publikoi në median e saj edhe një video ku shfaqeshin dy adoleshentët që i premtonin besnikëri grupit xhihadist.

Petitjean kishte qenë në listën e vëzhgimit të forcave të sigurisë, si një rrezik potencial për sigurinë e vendit, që prej muajit qershor, pasi kishte tentuar të shkonte për në Siri përmes Turqisë. Edhe Adel Kermiche ishte i njohur për shërbimet franceze të sigurisë, madje njëri prej tyre mbante ende një byzylyk elektronik, në momentin e aktit makabër pas të cilit mbetën të dy të vdekur./ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...