Arrestohen dy persona në, i kapen në lokale armë e drogë

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, rreth orës 19:20, në rrugën “Pranverat e Lirisë” është realizuar një kontroll në dy lokale që dyshohet se menaxhoheshin nga dy persona. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë sekuestruar një pushkë me 20 fishekë, një pistoletë me 13 fishekë, 17.5 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, dy peshore digjitale, 1 mijë euro para të gatshme, një telefon mobil si dhe një DVR me pajisje me gjashtë porte.

Dy të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë,

SHIKO MË SHUMË

Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të...

Sherr mes çiftit natën e Vitit të Ri, i dashuri sulmon partneren në Graçanicë

Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i...

Nëna raporton dhunimin e vajzës së mitur, i dyshuari bie në pranga pas disa vitesh

Një grua nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur,...