Arrestohen dy persona me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës, dyshohen për dokumente të falsifikuara

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në mëngjes dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë prezantuar dokumente udhëtimi që dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton Express.

Të njëjtit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase turke, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...