Arrestohen dy femra, mashtruan një mashkull

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në Podujevë në orën 10:00 janë arrestuar dy të dyshuara femra K/Shqiptare pasi të njëjtat kishin mashtruar viktimën mashkull K/Shqiptar duke i marrë 25 krerë gjedhe me vlerë rreth 35.000 euro.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, pasi që të njëjtat duke u prezantuar si zyrtare të OJQ-së nga një shtet tjetër i kanë marrë 25 krerë gjedhe me vlerë rreth 35.000 euro nga viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...