Arrestohen aktivistët e VV-së, Durim Elshani dhe Veron Hasani

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë, Veron Hasanin dhe Durim Elshanin.

Vetëvendosje thekson se këto veprime të policisë janë të qëllimta, ato synojnë të provokojnë situatën në mënyrë që të sabotohet manifestimi madhështor e paqësor që do të mbahet më 28 nëntor kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Policia e Kosovës fatkeqësisht është duke u përdorur si një mjet për të kufizuar të drejtat e opozitës dhe të qytetarëve për të protestuar e për t’u angazhuar, si dhe për të shprehur lirisht bindjet e tyre politike. Policia e Kosovës, e përbërë edhe prej atyre djemve e vajzave që luftuan për liri, për ta larguar Serbinë nga Kosova, sot po përdoret për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, prej një pushteti të korruptuar e të padrejtë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, VV thekson se Policia po vepron në mënyrë jo-transparente, duke arrestuar pa fletë-arrest, duke mos bërë me dije se si po trajtohen të arrestuarit apo cilët janë ata.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndalë së përndjekuri aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të opozitës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...