Arrestohen aktivistë të VV-së, shkruanin parulla për 17 shkurt

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një komunikate ka thënë se janë arrestuar katër aktivistë të saj përderisa kanë qenë duke shkruar parulla në rrugë për protestën e 17 shkurtit.

“Policia e Kosovës sapo ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek po shkruanin parulla për të protestuar më 17 shkurt”, thuhet nga Vetëvendosje.

Ata më tej kanë thënë se po përjashtohen nga puna policët të cilën kryejnë punën e tyre duke dënuar ministrat që shkelin rregullat e komunikacionit, qeveria i nxitë dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

Krejt në fund ata thonë se “Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t’i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës.”

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...