Arrestohen 9 persona për prerjen e drunjëve në parkun e Sharrit, konfiskohen 5 traktorë

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se sot janë arrestuar nëntë persona në fshatin Berevce të Shtërpcës për prerje ilegale të drunjve në Parkun Nacional “Sharri” dhe janë konfiskuar pesë traktorë dhe disa motosharra e sasi drunjësh.

“Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot në ora 07:30 kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ ” Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri”, në  fshatin Berevce të Shtërpcës. Në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional ” Sharri””, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë,  ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motosharra dhe sasi e drunjtëve. Rasti është cilësuar Vjedhje e pyjeve”, thuhet në fund. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...