Arrestohen 4 persona për dyshime me trafikim me njerëz, këto janë inicialet e tyre

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të trafikimit’, ‘keqpërdorim seksual nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

·         Y. Q.                      lindur me 1993                       m/sh/k

·         E. E.                       lindur me 1992                       m/sh/k

·         A. Xh.                   lindur me 1989                       m/sh/k

·         A. G.                     lindur me 1986                       m/sh/k

Pas një hetimi të zhvilluar nga njësitet policore të PK-së  dhe në zbatim të urdhëresës së gjykatës për kontroll  janë kontrolluar  dy lokacione  shtëpi të të dyshuarve, ku është arrestuar i dyshuari i parë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘trafikim me njerëz’ kurse tre të dyshimtët e  tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘shërbimet seksuale të trafikimit’.

Gjatë kontrollit në lokacione të caktuara në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:  12 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit të cilave u është ofruar ndihma sipas procedurave standarde vepruese për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelor katër të arrestuarit ndalohen për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...