Arrestohen 2 persona për aksidentin e para dy viteve në Ferizaj që la të vdekur një 60 vjeçar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt, më 7 nëntor të vitit 2021.

Sipas Policisë shoferi M.K. kishte ikur nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin, R.B., të cilët ishin të kërkuar nga policia për një kohë.

Në këtë aksident ka vdekur këmbësori N.M. i moshës 60–vjeçar.

“Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren”.

“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMË dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMË, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar “, thuhëet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...