Arrestimi i Molliqajt me bashkëpartiakë, Policia del me njoftim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës sot ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe dy anëtarët e tjerë, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni. Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij ishte një urdhërarrest nga gjykata, ndërsa Krasniqi e Hyseni u prangosën si pasojë e pengimit të arrestimit të kryetarit të tyre, shkruan Express.

Lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të PSD-së, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media.

Në komunikatë thuhet se të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim. Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit”, thuhet në komunikatë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...