Arrestimet për vota, Kryeziu vlerëson punën e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu: Po bëhet shembull i funksionimit të institucionit

PUBLIKUAR

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet ‘’ drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu’’.

Postimi:

Ajo që po ndodh sot me arrestimin e komisonerve që manipuluan votat për kandidatë, përbën një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës.

Ky ndryshim, të paktën në këtë rast, nuk duket të jetë ende sistemik, por individual dhe i lidhur drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili po bëhet shembull i funksionimit të drejtë të institucionit të prokurorisë.

Shpresoj që, përveç prokurorisë, të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim të krahasueshëm me atë të Petritit, në mënyrë që sektori i drejtësisë të garantojë realisht sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, siç është akti themelor i çdo shoqërie demokratike: zgjedhjet e lira dhe të drejta.

SHIKO MË SHUMË

Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor...

Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç,...

Skandal: Veç një klasë në Prizren nuk u keqpërdor, mbi 68 mijë vota u manipuluan!

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, në konferencën që po mbahet për media, ka dhënë...