Arratisja e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka supenduar dy zyrtarë korrektues pas arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave ,SHKK’ja ka bërë me dije se deri te suspendimi ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi”, thuhet në njoftim./Express

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 tetor 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi.

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...