Armenia dhe Azerbajxhani sërish në luftë, frikë për intervenimin rus (Video)

PUBLIKUAR

Forcat armene dhe ato të Azerbajxhanit pas shumë viteve të armëpushimit, nisën luftimet në regjionin e Nagorny Karabakh.

Ky regjin ka qenë nën kontrollin e Ushtrisë dhe separatistëve armenë, që nga përfundimi i luftës në mes të dy shteteve më 1994. Negociata të zhvilluara ndër vite kanë rezultuar me progres minimal sa i përket zgjidhjes së këtij konflikti.

Ndryshe, thuhet se Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë disa rajone strategjike të cilat ishin nën pushtimin e Armenisë dhe se në përleshje u vranë 12 ushtarë azerbajxhanas. Armenia nuk ka dalë me të dhëna për të vrarët, por nga Azerbajxhani thonë se kanë vrarë së paku 100 ushtarë armenë, transmeton Telegrafi.

Në luftimet po përdoren armatime të rënda, përfshirë aviacionin. Të dy shtetet akuzojnë njëra-tjetrën për eskalim të situatës.

Në luftimet e mëparshme për Nagorny Karabakh, që pretendohet nga separatistët armenë, janë vrarë së paku 30 mijë persona. Azerbajxhani.

Derisa më herët fituese ishte Armenia, Azerbajxhani i pasur me burime të energjisë ka rritur buxhetin ushtarak i cili sot tejkalon tërë buxhetin e Armenisë. Ekziston frika se në këtë konflikt do të kyçet Rusia, si aleate e Armenisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...