Armend Muja për LDK-në “Pos Imri Ahmeti, të gjithë kryetarët i ka në rrezik në zgjedhjet lokale”

PUBLIKUAR

Analisiti Armend Muja në debat plus ka thënë se LDK duhet të bënë reforma brenda partisë.

“Pos Imri Ahmeti, të gjithë kryetarët  i ka në rrezik për zgjedhjet lokale”, ka thënë Muja ndërë të tjerash, transmeton LipjaniNews.

 

Analisti Armend Muja thotë se partitë që po qeverisin kanë menduar se liberalizimi i vizave do t’i shpëtonte nga humbja në zgjedhje.

“Këta kanë menduar se me liberalizimin e vizave të rinjtë do të ikin jashtë vendit dhe ata do të fitojnë në zgjedhje. Por kjo strategji iu ka dështuar”, tha ai, në “Debat Plus”.

Muja thotë se do të jetë shumë e vështirë që të bëhen votat për të zgjedhur presidentin.

“Edhe nëse e votojnë të gjithë deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së e komuniteteve tjera jo shumicë prapë nuk mjaftojnë. Janë votat e Nismës e AKR-së që nuk dihet nëse janë. Janë votat e Listës Serbe. Pra Lista Serbe duhet të qëndrojë në Kuvend për të qene votimi valid”, tha Muja, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Haradinaj e ka kuptuar se ka një afrim mes LDK-së dhe PDK-së.

“Për këtë arsye Haradinaj thotë se nëse ai do të votonte një tjetër president, LDK-ja dhe PDK-ja do ta largonin nga qeveria”.

Muja thotë se megjithatë te një pjesë e deputetëve ekziston frika se nëse shkohet në zgjedhje ata nuk do të zgjidhen më.

“Prandaj ata do të ishin të gatshme të shkonin në zgjedhje pa problem në tetorin e vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale”, tha ndër të tjera Armend Muja.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...