olicia e Maliqit zbulon dhe sekuestron armë zjarri dhe municione luftarake, pa lejen e organeve kompetente
39-vjeçari, Eugen Gengo, banues në fshatin Plasë, është arrestuar nga policia e Korçës, në Maliq pasi është kapur me një arsenal armësh.
Gjatë kontrollit që efektivët e Policisë ushtruan në banesën dhe automjetin në pronësi të tij, si dhe në ambientet e lokalit, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale: një automatik, një revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krehra automatiku bosh, 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Shqiperiaime.al






