Arkitekti i sukseseve të klubit të vogël kosovar është në mëdyshje

PUBLIKUAR

Faruk Statovci është një emër shumë i njohur i futbollit kosovar, teksa të njohur e ka bërë edhe skuadrën e tij të parë si trajner, Minatorin e Magurës, ekip që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, raporton Insproti.com.

Ish-futbollisti i cili ka një karrierë shumë të pasur në skuadra nga Kosova dhe Maqedonia, vitin e kaluar e ka marrë drejtimin e ekipit ndërkohë që rezultatet nuk kanë munguar.

Pas përfundimit të vjeshtës në Ligën e Dytë, Minatori zë pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë të mbledhura, një më pak se Lepenci i Kaçanikut (35) dhe dy më pak se lideri Dardana e Kamenicës (36).

Minatori e përfundon vjeshtën me 11 fitore dhe katër barazime në kampionat teksa nuk ka pësuar asnjë humbje.

Statovci në një intervistë për Insporti.com rrëfen rezultatet e arritura me Minatorin. “E kemi ndërtuar një ekip me lojtarë të rinj. Në bazë të rrjedhës së kampionatit, më duhet të them se jam shumë i kënaqur duke e pas parasysh moshën e futbollistëve. Konsideroj se jemi ekip që e kemi treguar futbollin më të mirë në kampionat. Kemi arritur 11 fitore dhe kemi arritur katër barazime. Më me shumë fat, kemi mundur që t’i fitojmë edhe ato ndeshje”, ka thënë Faruk Statovci të hënën për Insporti.com.

Minatori ka vazhduar mirë edhe në garat e DigitAlb Kupës derisa ka rritur dy fitore, për tu eliminuar më pas nga Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës. Në këtë ndeshje, ekipi nga Magura realizoi tre gola kurse Drita pesë sosh.

“Meritat për këto rezultate u takojnë futbollistëve të cilët janë akterët kryesor”, shtoi Statovci.

Ai ndër të tjera i zbulon edhe objektivat e klubit dhe pohon se nuk mungojnë problemet sa i përket financave. “Klubi nuk qëndron mirë me financa. Nëse kjo çështje rregullohet besoj se do të inkuadrohemi në Ligën e Parë”, vlerësoi Faruk Statovci.

Image may contain: 15 people, people smiling, shoes, sky, child, outdoor and nature

Kujtojmë se ofertat në adresë të Statovcit nuk kanë munguar nga disa klube kosovare. “Kam disa oferta. Nuk kam vendosur ende për të ardhmen. Gjithsesi, shpresa ime mbetet që Minatori si fillim ta rregullojë çështjen financiare”, përfundoi Faruk Statovci.

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing, outdoor and nature

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...