Arjola Demiri rrëfen se çfarë i kërkoi ish bashkëshortit pas divorcit

PUBLIKUAR

Në mesin e diskutimeve ajo ka folur edhe për historinë e saj në lidhje me ish bashkëshortin, shkruan lajmi.net.

Aktorja ishte e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve, e në “Goca dhe Gra” zbuloi shumë të pathëna.

Ajo tha se i kishte kërkuar ish-burrit të ruajnë miqësinë për hatër të fëmijëve, por që i njëjti nuk e kishte pranuar.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes emocionesh aktorja./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...