Mbrëmë (19 nëntor) ka qenë një prej netëve më të bukura në karrierën e këngëtares, Arilena Ara.
Artistja e njohur ka mbajtur koncert në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë për të promovuar albumin e saj të ri “Pop Art”.
Arilena për ta shoqëruar në skenë, ftoi edhe dy kolegët e saj me të cilët ka bashkëpunuar edhe në dy projekte muzikore, reperin Noizy dhe këngëtarin shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon’s Tears.
Foto: Arilena Ara/Instagram
Në një atmosferë madhështore, skenë gjigante e fishekzjarr, në sheshin kryesor në Tiranë u mblodhën qindra fansa të këngëtares për të ndjekur nga afër përformancë live të saj.




